Policia e Elbasanit del me deklaratë lidhur me ngjarjen e shënuar mbrëmje e së dielës, ku dy djem të mitur për shkak të nivelit të lartë të alkoolit që kanë konsumuar, kanë përfunduar të dehur përtokë.
Konfirmohet se mbrëmjen e djeshme, në Spitalin e Elbasanit, kanë shkuar për ndihmë mjekësore, dy të mitur të moshës 15 vjeç, banues në Elbasan.
Dy 15-vjeçarët ishin në gjendje të dehur pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Elbasanit, gjatë një feste ditëlindjeje kishin konsumuar pije alkoolike.
Në zbatim të ligjit “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe energjike”Inspektorati i Shtetëror Shëndetësor Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan i ka vendosur gjobë lokalit.
/a.r