Përmbaruesi privat Baftajr Nelaj është arrestuar nga policia e Tiranës për shpërdorim detyre.
”Ndalimi i këtij shtetasi është bërë për fakin se me veprime për ekzekutimin e një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për të cilën Gjykata ka lëshuar Urdhër Ekzekutimi me kreditor shtetasin B.M dhe debitor P.M, përmbaruesi në kundërshtim me ligjin dhe vendimin e gjykatës ka bërë bllokim pranë ZVRPP për pronat e shtetasve SH.M, A.D dhe B.J, prona të cilat nuk ishin objekt i këtij vendimi gjyqësor”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.