Presidenti i Serbisë, Aleksandë Vuçiç do të përfaqësojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në takimet me Presidentin francez, Emmanuel Macron.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vuçiç, i cili tha për median gjermane “Der Spiegel”, se për këtë ishte rënë dakord me Ramën dhe Zaev në Ohër.
“Unë isha me kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në samitin e Ohrit dhe ne ramë dakord për pothuajse çdo pikë, duke përfshirë që unë të flisja me Macron në emër të të gjithëve, siç bëra javën e kaluar”, tha Vuçiç për “Der Spiegel”.
Në këtë intervistë, Aleksandër Vuçiç u ndal në shumë tema të tjera, ndërsa projektin për “Minishengenin Ballkanik” e cilësoi si projektin më të mirë të tre dekadave të fundit. Duke cituar parashikimet e Bankës Botërore, Aleksandër Vuçiç tha se vendet e rajonit me këtë projekt të lëvizjes së lirë do kursejnë plot 3,5 miliardë euro.
g.kosovari
Na del qe na futka Serbia ne Europe!!!