Biseda e transkriptuar e Ilir Rustemit, pjesë e grupit “Bajri” me shtetasin me inicialet A.V është një tjetër provë që prokuroria ka dokumentuar në dosjen hetimore në ngarkim të grupit kriminal.
Edhe në këtë rast, prokuroria thotë se mes dy personave në bisedë, ka një marrëdhënie financiare e vendosur njësoj si me biznesmenin në Shkodër, të cilit i kërkonin të paguajë shumën e kërkuar. Biseda është regjistruar në prill të 2018 rreth orës 14:10.
999- o tan me fillu vlla tashi noj gja si e këna lan, hallet ti di e hallet mi din!
406- ilir vlla me dt 2 ose me 3 do të cojë një shok me të taku dhe do mbyllim një pjes
999- ok vlla
406- flm te rujt zoti.
Gjithashtu organi i akuzës vëren se po në të njëjtën situatë, Ilir Rustemi është me shtetasin me inicialet D.D, mik i afërt i familjes Bajri.
“Në rrethana të paqarta dhe që nuk pranohet të sqarohen nga A.K, i con një mesazh telefonik Ilir Rustemit më datë 26 prill 2018 ku i shkruan:
Ilir si kalove me bani tel ardiani tha ma ban hallall thuji ilirit deri nesër nuk mundem me ardh prz vec nëse 99% kryej pun tha e vit ë takoj me respekt dori”
Nisur nga kjo bisedë e transkriptuar në dosjen e siguruar për ‘BalkanWeb’, prokuroria thotë se Ilir Rustemi ka konsumuar elementet e veprës penale të ‘shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.