Një burrë 40-vjeçar u arrestua nga policia, i akuzuar se kishte organizuar përdhunimin në grup të së shoqes, me të cilën ishte duke u ndarë. Ndaj tij rëndon edhe akuza e keqtrajtimit në dëm të djalit.
Ngjarja e rëndë vjen nga Colico, në Lecco të Italisë. Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se burri ishte një profesionist i njohur në zonë, shpesh i angazhuar në pounë larg familjes.
Denoncimi ndaj tij u bë nga e shoqja, një e re e cila nuk është italiane, duke çuar në arrestimin e tij.
I dyshuari aktualisht ndodhet në burgun e Pescarenico dhe mbahet i mënjanuar, në mënyrë që të mos sulmohet nga persona të tjerë.
Fëmija i çiftit, i cili gjithashtu është dhunur nga i ati, është nxënës i shkollës fillore. Bashkë me të janë edhe persona të tjerë të hetuar, të dyshuar për përdhunimin në grup, mirëpo rreth tyre detajet janë të rezevuara.