Një person është vënë në prangat e policisë së Beratit, për shkak se ka dhunuar një efektiv policie.
Gazment Nazeraj, 43 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, i dënuar më parë për veprat penale të “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Nërtim pa leje”, gjatë së enjtes, në lagjen Uznovë, për shkak të detyrës ka goditur me grushta punonjësin e policisë H.M.
Kjo për shkak se Nazeraj ishte konfliktuar me persona të tjerë dhe efektivi po e shoqëronte në polici, kur është goditur nga 43-vjeçari.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Beratu, për shtetasin A.K., 48 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat pasi kundërshtoi punonjësin e policisë të lartpërmenduar.
Ndaj të dyshuarve të cilët po hetohen në gjendje të lirë, materialet iu referuan Prokurorisë.
Nazeraj akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, ndërsa 48-vjeçari për “Kundështim ndaj punonjësve të policisë”.
/a.r