Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” ishte i ftuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Një temë mjaft e nxehtë kohët e fundit ka qenë mini Shengeni ballkanik, ku Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë pasur disa takime në lidhje me këtë ide, por Kosova nuk ka qenë deri më tani.
“Nëse mini-Shengeni e mban reciprocitetin Kosovë-Serbi atëherë diskutojmë.
Do mblidhja qeverinë dhe biznesin për pjesëmarrjen në këtë iniciativë.
Patentat e Kosovës nuk pranohen në Serbi, gjobitesh dhe 800 euro. Serbia nga mini-Shengeni kërkon të shfrytëzojë dy autostradat tona milionëshe”, shprehet Kurti.
/a.r