Pas 3 vitesh, më 21 nëntor 2022, do të nisë edicioni i Kupës së Botës në futboll, që do të mbahet në Katar.
Do të jetë Botërori i herëve të para; për herë të parë një vend i Lindjes së mesme pret kompeticionin më të rëndësishëm dhe për herë të parë ai do të zhvillohet në muajt e dimrit.
Por “Katar 2022” do të jetë edhe Botërori i fundit që do të zhvillohet me 32 skuadra. Duke nisur që nga Kupa e Botës të vitit 2026, kompeticoion që do të mbahet në SHBA, Meksikë e Kanada, numri i skuadrave pjesëmarrëse do të shkojë në 48 të tilla.
Në vendin e vogël të Lindjes së Mesme puna për ndërtimin e stadiumeve të reja po vijon.
Komiteti Organizator i Kupës së Botës në Katar publikoi një video të ecurisë së punimeve në stadiumet që do të presin ngjarjen më të rëndësishme në futboll.
Do të jenë 8 stadiume që do të presin ngjarjen më të rëndësishme futbollistike në botë, 6 prej të cilëve janë ende duke u ndërtuar, por që pritet të jenë gati 1 vit përpara sfidës hapëse të Kupës së Botës, ndërsa dy të tjerë kanë përfunduar.
/a.r