Në vijim të punës për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike si dhe të armëmbajtjes pa leje, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë ditës së sotme kanë finalizuar operacionin «Nënmavriq» me sukses, ku rezultoi se:
Gjatë kontrollit në banesën private të dy vëllezërve Koçeku, u gjetën 4 thasë me lënde narkotike të llojit Canabis Sattiva, e cila pas peshimit nga ana e specialistëve rezultoi 32 kilogramë Canabis Sativa.
Gjithashtu në vijim të kontrollit në banesë iu gjet dhe 1 armë zjarri automatike me krehër me fisheke 30.
Ne vijim të operacionit, gjatë kontrollit dhe në banesën e shtetasit Pjeter Koçeku (kushëriri i vëllezërve Koçeku), u gjet një çantë me lëndë narkotike e llojit Canabis Sattiva, e cila rezultoi me peshë 5 kilogramë.
Në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasëve:
Mirash Koçeku 29 vjeç, banues në fshatin Nenmavriq, Shalë, Shkodër.
Gjon Koçeku 23 vjeç, banues në fshatin Nenmavriq, Shalë, Shkodër.
Pjetër Koçeku 31 vjeç, banues në fshatin Nenmavriq, Shalë, Shkodër. (kusheriri i dy vellezereve).
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
Gjithsej 37 kilogram lëndë narkotike Canabis Sattiva.
1 armë zjarri automatike.
1 krëhër me 30 fishekë.