Të buzëqeshur dhe duke shtrënguar duart, Ilir Meta është shfaqur me Sali Berishën në derën e Presidencës teksa e ka përcjellë këtë të fundit.
I mbetur vetëm para kamerave, Berisha tha se integrimi u bllokua dy vite me radhë pasi nuk ka pasur Gjykatë Kushtetuese.
“Mafia e Edi Ramës në përpjekje për të kapur sistemin e drejtësisë krijoi edhe organin që me ligj është garant i Kushtetutës së Shqipërisë. Tani është një moment kyç dhe vendimtar.
Por mediat kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm sepse me të drejtë kanë lakaur më tepër reformën në drejtësi sesi integrimin në BE. Duhet t’iu tregoin të vërtetën shqiptarëve sesi reforma po sjell në mënyrë të neveritshme kapen e drejtësisë nga mafia.
KLP e sotme po drejtohet nga kuanti i ndrikullës së radarëve (Mimi Kodheli)” – tha Berisha ndër të tjera.
Ai u shpreh se Gjykata Kushtetuese u mbajt peng për dy vite derisa në skenë u shfaq Ardian Dvorani.
/javanews/a.r