Josè Mourinho kthehet në drejtimin e një skuadre pas afro një viti pushim dhe e bën këtë në kampionatin që ka dashur gjithmonë, Premier League.
Në fakt, Tottenham zgjodhi “Special One” për trajner, pasi shkarkoi mbrëmë Mauricio Pochettino. Largimi i argjentinasit u duk i befasishëm, për shkak se sezonin e kaluar i udhëhoqi “Spurs” drejt finales së Ligës së Kampionëve.
Sidoqoftë, ai pagoi fillimin e keq të sezonit të ri në kampionat dhe humbjen e rëndë në shtëpi (2-7) kundër Bayern Munich. Kështu, Pochettino arkivoi një histori, që zgjati më shumë se pesë vite.
Tottenham fillon përsëri nga Jose Mourinho, i cili nënshkroi një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
/a.r