Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënëse e Qeverisë, ka reaguar lidhur me letrën zyrtare të Presidentit Meta që e shpallte ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt jo të mirëpritur në Presidencë, duke sjellë deklaratat e Berishës dhe të vetë Metës që sipas saj, mund t’i shpallin ata “non grata”.
Spiropali risolli thirrjen e Berishës në Kuvend kur shprehej, “O djem rrëmbeni armët, ja vdekje, ja liri”.
Gjithashtu, Ministrja ktheu në vëmendje edhe deklaratat e Metës kur shprehej: “Njerëzit për ndryshimin të marrin armët, gjë që është e dënueshme, e papranueshme”.
“Me këto deklarata, po që shpallesh ‘non grata’”, u shpreh Spiropali.