Pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë 200 milion euro, pronarë të të cilave janë katër suipërmarrës në Reggio u sekuestruan gjatë një operacioni të koordinuar nga policia e Reggio Kalabrias.
Sipërmarrësit, të cilët edhe janë arresrtuar dyshohet se kanë lidhje me anëtarët më të rëndësishëm të mafies Ndrangheta.
Sipërmarrësit e arrestuar janë Andrea Francesco, 68-vjeç; Surace Michele, 61 vjeç; Surace Giuseppe 35 vjeç dhe Ficara Carmelo, 59vjeç, per te cilet, Prokuroria Publike e Reggios kishte leshuar një urdhër arresti në kuadër të operacionit “Monopoli”.
Hetimet nisën në 2017
Hetimet për këtë rast kanë nisur në vitin 2017 nga policia e Reggio Kalabrias, e cila hedh dritë mbi një sistem me interesa kriminale, të kultivuar nga sipërmarrësit Reggios, të cilët duke përfituar nga mbështetja e grupeve më të frikshme të qytetit kishin arritur të grumbullonin, në mënyrë të paligjshme fitime të mëdha.
Nga hetimet rezulton se sipërmarrësit Giordano Andrea dhe Surace Michele, ky i fundit i ndihmuar nga djali i tij Giuseppe, duke përfituar nga mbështetja e bandave të qytetit, kishte arritur të grumbullonte, në një mënyrë krejtësisht të paligjshme fitime të mëdha.
Në detaje, zbulimet e disa bashkëpunëtorëve kanë përshkruar profilin e Giordano Andrea dhe Surace Michele si bashkëpunëtorë të Giovanni Teganos, 39-vjeç, kriminel italian dhe anëtar i Ndrangheta.
Veprimet hetimore të kryera nga Carabinieri lejuan gjurmimin e pasurisë së dyshes sipërmarrëse Surace-Giordano, e cila filloi nga ndërtimi i një sërë banesave.
Deri në fund të viteve 1990 ata ndërtuan kompleksin e banimit “Mary Park”, një kompleks që më pas do të bëhej e vetmja sallë për bingon e qytetit. Gjithashtu u bënë shumë shtëpi me tarraca. Një apartament ishte rezervuar për Giuseppe Tegano, vëllai i shefit Giovanni.
Marrëdhëniet e mira me Ndranghetën i siguruan sipërmarrësve Giordano Andrea dhe Surace Michele një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik.
Sekuestrimi
Mediat fqinje raportojnë se janë konfiskuat kompanitë tregtare të ndërtimit që ishin në emër të sipërmarrësve (përfshirë aksionet e ndërmarrjeve në 172 ndërtesa dhe 9 automjete), burime financiare dhe marrëdhënie bankare / sigurimesh, për një vlerë të vlerësuar prej mbi 200 milion euro.
g.kosovari