Një shqiptarë është vënë në prangat e policisë, pasi është kapur me 107 kg kanabis në kufirin grek-shqiptar.
Operacioni është zhvilluar në Kallpaq të Janinës, ndërsa shqiptari i arrestuar lëvizte me një makinë në kufirin e gjelbërt. Pas ndalimit të tij në makinë i janë gjetur 91 pako me 106 kg 850 gram kanabis.
Po ashtu shqiptar i janë sekuestruar edhe 180 euro si dhe 2 celularë. Greqia është bërë shpesh herë rrugë transporti për trafikantët shqiptarë të cilët, përdorin këtë shtet për të shpërndarë lëndë narkotike.
g.kosovari