Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta do të kallëzojë sot penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për shpërdorim detyre.
Burime nga Presidenca bëjnë me dije se padia për ndjekjen penale të Dvoranit do të dorëzohet në Prokurori, në orën 14:30.
Meta u përplas me Dvoranin për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa tha se përzgjedhja po bëhet në mënyrë mafioze, duke e cilësuar kreun e KED një ushtar të verbër të partisë. /e.s/