Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia është vetëdorëzuar në polici. Mësohet se, A. SH. ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasin V.K. Ngjarja ka ndodhur më 10.03.2019, në vendin e quajtur “Bolonja” në qytetin e Peshkopisë.
Mbi 34-vje֛çarin rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Informacioni i policisë
Policia e Dibrës në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, ka vijuar kontrollet e pandërprera për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.
Si rezultat i kontrolleve të shtuar, presionit policor dhe ndërmjetësimit me familjarët , është vetëdorëzuar në Polici, shtetasi A.SH, 34 vjeç, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 33-vjeçari, ngjarje e ndodhur më datë 10.03.2019, në qytetin e Peshkopisë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, pasi me datë 10.03.2019, në vendin e quajtur kryqëzimi “Bolonja”, Peshkopi, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin V.K.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Shkallës së parë Dibër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale të lartpërmendura.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme. /e.s/