Basha në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje nga takimi me presidentin Ilir Meta.
Ai tha se e vetmja zgjidhje krizën është mbajtja e zgjedhje parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë.
Ndërsa shtoi se do paraqesë propozimin e plotë të tij për reformën zgjedhore
“Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar duan reformë në drejtësi sipas Kushtetutës dhe jo sipas planeve anktheve, problemeve korruptive dhe qeverisjes aktuale.
Pika e dytë domosdoshmëria për zgjidhjen e krizën politike. Prej më shumë se 4 muajsh Rama ka refuzuar dialogun në tentativë për mbuluar krizën ku ndodhet vendi.
Zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhjet vendore në të njëjtën ditë është e vetmja rrugë.
Do konkretizojë produktin e saj për reformën zgjedhore, propozimin e plotë për reformën zgjedhore. Nga ana tjetër kemi pasur sabotim të reformës dhe refuzim të dialogut”, deklaroi Basha.
g.kosovari