Kryetari i Partisë Demokratike ka shfrytëzuar edhe festën e Çlirimit të Tiranës për të përçuar mesazhe politike.
Por në vend që të flasë për luftën çlirimtare dhe fitoren ndaj nazi-fashizmit, Lulzim Basha ka zgjedhur ta përdorë 17 nëntorin për të përkujtuar ballistët dhe ata që ai i quan intelektualë e patriotë.
“Nderim përjetë intelektualëve dhe patriotëve të shquar të masakruar në valën e terrorit anti-kombëtar komunist në Nëntor 1944.
Sakrifica sublime e mijëra shqiptarëve që u vranë me dhe pa gjyq nga regjimi komunist, kërkon reflektim dhe veprim për të mos lejuar me asnjë çmim rivendosjen e diktaturës parti-shtet- krim”, shkruan Basha në Facebook.
/a.r