Opozita pranon ftesën e OSBE-së për tryezën për Reformën Zgjedhore
Mësohet se partitë opozitare jashtë parlamentit do të përfaqësohen në tryezë në nivel teknik.
Raportohet se tryeza do të mbahet më 19 nëntor dhe dhe do të diskutohet për çështjet e financimit të partive politike dhe të fushatave zgjedhore në Shqipëri.
Tryeza është organizuar nga Prezenca e OSBE në Tiranë, Këshilli i Evropës dhe NDI, (National Democratic Institute), ndërsa janë ftuar të marrin pjesë të gjitha partitë politike. Gjithashtu prezente pritet të jetë edhe shoqëria civile dhe KQZ.