Shqipëria do të luajë kundër Francës ditën e sotme prej orës 20:45. Ngjarja më e madhe e ditës është vizita e presidentit të UEFA-s, Aleksandër Ceferin, për inagurimin e stadiumit “Air Albania”.
FSHF ka bërë të ditur axhendën e ditës së sotme dhe aktiviteteve të presidentit të UEFA-s, Ceferin. Ai do të vizitojë kryeministrin Edi Rama, Presidentit Armand Duka, do të ketë një drekë zyrtare në pallatin mbretëror, më pas do të dekurohet nga presidenti Ilir Meta.
Axhenda e ditës së sotme
12:30- Presidenti Ceferin dhe delegacioni tij takohet ne Kryeministri me z. Edi Rama
13:00 – Vizita e Presidentit Duka dhe Presidentit të UEFA, Aleksandër Ceferin, në Shtëpinë e Futbollit
14:00 – Drekë zyrtare për të ftuarit e UEFA-s dhe FIFA-s në Pallatin Mbretëror
18:00-18:30 / Ceremonia e dekorimit të Presidentit të UEFA-s nga ana e Presidentit të Republikës
18:40 – Vizitë në muzeun e stadiumit
19:00-19:30 – Konferencë zyrtare për shtyp e Presidentit Duka me Presidentin Ceferin
19:40-20:20 – Ceremonia inaguruese e stadiumit dhe fjalimet e Presidentit Duka, Presidentit Ceferin dhe Kryeministrit Rama