Shqipëria renditet në listën e agjencisë së njohur Britanike Fodor për vendet që duhen vizituar gjatë vitit 2020. Sipas gazetës ‘Daily Mail’, kjo agjenci ka publikuar listën e vendeve që duhen dhe nuk duhen vizituar.
Shqipëria në këtë listë ka marrë dritën e gjelbër së bashku me Andalusinë e Spanjës, Athinën, Bukureshtin etj.
Por ndërkohë 13 vende janë përfshirë në listën e vendeve të cilat nuk duhen vizituar gjatë vitit 2020 mes të cilave Angkor Wat në Kamboxhia, Bali, Barcelona, Big Sur në Kaliforni, Hanoi në Vietnam, Cape Town në Afrikën e Jugut etj. Daily Mail e shoqëron artikullin me një fotografi nga bregdeti i bukur i Shqipërisë.