Antoine Griezmann ka pranuar se problemet e adaptimit te Barcelona nuk janë befasi për të, sepse e priste këtë gjë.
“Unë jam duke mësuar shumë, edhe pse e kam ditur se të përshtatesh te Barça do të ishte e vështirë”, – tha ai të enjten mbrëmë, pas fitores së Francës kundër Moldavisë. Pengesa kryesore qëndron në “shkrirjen” e tij si pjesë e “tridentit” ofensiv të skuadrës katalanase, përkrah Luis Suarez, Lionel Messit e ndonjë tjetri: “Nëse luaj më në qendër, e ndiej veten më mirë. Kam luajtur në atë pozicion për shumë vite, tani ajo që duhet të bëj është të adaptohem”.