Dënohet me 3 vjet e gjashtë nga Gjykata e Gjirokastës, mësuesi Neshat Tepelena për ngacmimin seksual ndaj një të mitureje në Sarandë.
Neshat Tepelena u arrestua pas akuzave publike që bëri familja e nxënëses 11-vjeçare, të cilët thanë se ishte ngacmuar seksualisht nga mësuesi.
Rasti u denoncua nga familjarët dy muaj pas ngjarjes, në prill të 2018.
Ngacmimi seksual u mbajt i fshehtë prej dy muajsh për shkak të paragjykimeve.
Pas dëshmisë, mësuesi u vu në pranga nga policia e Delvinës me dyshimin për ngacmim seksual.
Sipas banorëve të fshatit Kalasë, mësuesi ka qenë i përfshirë në ngjarje të tilla edhe më herët, në një rast madje çështja shkoi deri në Drejtorinë e Arsimit, por kaloi vetëm me vërejtje.
Tepelena ishte mësues në shkollën 9 vjeçare të fshatit Kalasë të Delvinës.
g.kosovari