Një 23-vjeçar në kërkim sapo ka ndjerë prezencën e policisë rreth banesës së tij, është fshehur në tavan, e megjithatë nuk i ka shpëtuar prangave.
I riu me banim në Burrel me inicialet M.H ishte identifikuar nga hetimet 1-mujore, si pjesë e një grupi që u konfliktuan me armë. Kështu, në një operacion për kapjen e tij të koduar “Stadiumi”, shërbimet e komisariatit të Policisë në Mat rrethuan banesën e tij, por sapo ka parë efektivët ai është fshehur në tavanin e saj, por pas kontrollit është vënë në prangat e Policisë.
23-vjeçari në orët e vona të natës së datës 30.10.2019, në afërsi të stadiumit të qytetit Burrel është përfshirë në një konflikt me personin me iniciale K. Ll., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, i cili është shpallur në kërkim.
“Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së përdorur nga shtetasi i lartpërmendur“, thotë policia në një njoftim zyrtar.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.
g.kosovari