Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Komisionit Hetimor që ta konsiderojë seriozisht shkarkimin e Ilir Metës.
Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri tha se Ilir Meta e ka kthyer zyrën e tij në frëngji për të shantazhuar të huajt huajt dhe shqiptarët.
“Kemi bërë një reformë për të hequr nga duart e politikës emërimet në Drejtësi. Por asnjë Kushtetutë në botë nuk parashikon rastet kur një vendi i bie për taksiratë një President si Ilir Meta” – tha Rama sot.
/javanews/a.r