Policia Rrugore dhe ajo e shtetit ka vijuar me kontrolle të befasishme me radar dhe alkoolmatës në tre orë, ku ka pezulluar 11 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, duke filluar nga 135-150 km/h, në kohë me fluks të plotë trafiku dhe 7 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
“Ndërkohë, vijon kontrolli i rrugorëve të kryeqytetit në 🛣 Tiranë-Elbasan, ku përgjatë intervalit kohor nga ora 20:00 – 23:00 janë verifikuar dhe dokumentuar në shkelje 11 drejtues automjetesh, me shpejtësi mbi normat e lejuara nga 135 km/h – 150 km/h, të cilët pasi janë njohur me 📸 e radarit dhe me sanksionet ligjore që parashikon Kodi Rrugor, u është pezulluar leja e drejtimit.
Gjithashtu, kontrolle të befasishme dhe me përzgjedhje janë ushtruar edhe për drejtimin e mjeteve pas përdorimit të alkoolit apo në gjendje të dehur, ku gjatë kësaj kohe janë testuar 78 drejtues mjetesh, nga të cilët janë verifikuar nën efektin e alkoolit dhe u është pezulluar leja e drejtimit 7 drejtues automjetesh, si dhe është arrestuar 1 drejtues mjeti në gjendje të dehur.
Përveç rrezikut potencial për t’u përfshirë në ngjarje rrugore me pasoja fatale për jetën, tashmë këta drejtues mjetesh do duhet që për disa muaj të mos drejtojnë automjete, në një kohë kur automjeti për shumicën e tyre mund të jetë domosdoshmëri, por me këto shpejtësi dhe nivele alkooli, rrugëtimi juaj, mund të shkonte edhe më keq 🚑, ndaj sot falëndero Policinë, nesër reflekto dhe respekto kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit të alkoolit, pasi 👮🏻♀do jetë përsëri aty, për të parandaluar dhe rritur sigurinë e të gjithëve’, shkruan Policia ne postimin ne FB ku ka postuar edhe kete video.
g.kosovari