Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është shtatzënë për herë të dytë.
Ajo po i afrohet fundit të shtatzënisë, pasi në muajin janar do të sjellë në jetë fëmijën që mban në bark.
Spiropali do të bëhet me djalë, pas vajzës Nalta dhe shtatzënia tashmë nuk mund të fshihet.
E pranishme në panairin e librit që po mbahet në Tiranë, ajo është fotografuar me gazetarin Andi Bejtja.
Në këtë foto, Elisës i duket hapur barku i rrumbullakosur teksa mban veshur një bluzë të zezë dhe një xhaketë.