Tiranë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.
Viktima është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Bëhet fjalë për një mashkull, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet e vdekjes.
Sakaq trupi i pajetë u dërgua në morgun e qytetit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar , është gjetur pa shenja jete, trupi i pajetë i shtetasit S. B.,75 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë.
Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
/a.r