Presidenti Ilir Meta thotë se “një grupim” në qeveri synon “të kapi gjithë shtetin” përfshi edhe Presidentin e Republikës.
Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Meta tha se presidenti i duhet maxhorancës për “nja dy-tre firma” për disa detyrime që kanë ndaj ndërkombëtarëve.
I pyetur nëse këto firma kanë lidhje me ndryshimin e kufijve, Meta nuk pranoi të komentojë më tej.
“Ne kemi një grupim që kërkon të kapi të gjithë shtetin. Shikojë parlamentin si e ke sot, shikojë pushtetin lokal si e ke sot.
Shikojë prokurorinë si e ke sot. Kemi një problem, e duan ata dhe presidentin. Jo vetëm që të mos i krijojë këto shqetësime por e duan që dikush aty të hedh ca firma.
Deri në 24 korrik 2022 këto firma në atë zyrë nuk hidhen. Ata duan nja dy firma aty, si firma e atij kryetarit të KED.
Se kanë dhe ca detyrime ndërkombëtare ata. Ka nja dy tre firma që duhen”, tha kreu i shtetit Meta.
/a.r