Betimin e Arta Vorpsit gjatë ditës së sotme, para noterit e jo para presidentit të Republikës, e ka komentuar edhe eurodeputetja Doris Pack.
Pack deklaron nëpërmjet një postimi në twiteer, se ajo që ka ndodhur është një absurditet drejtësie.
Ajo shton se Bashkimi Europian duhet të veprojë.
“Një absurditet drejtësie ne Shqipëri, e emëruar në mënyrë antikushtetuese si gjyqtare kushtetuese, ajo zgjedh të betohet para një noteri publik jo para Presidentit te Republikës siç kërkon kushtetuta.
BE duhet të veprojë!”, shkruan Pack në reagimin e saj.
/a.r