Pas refuzimit të Presidentit Meta për ta pranuar në zyrë për të bërë betimin, gjyqtarja Arta Vorpsi u betua pranë një notereje si anëtare e re e Kushtetueses.
Por për të njëjtin vend, Meta ka betuar sot gjyqtaren Marsida Xhaferllari, duke shkaktuar kështu një ngërç kushtetues.
I ftuar në emisionin Opinion, Meta i dha fund debatit se cila do të jetë anëtarja e re e Kushtetueses, Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari.
Tejet i nervozuar me këtë debat të krijuar së fundmi, Meta shpërtheu në studion e Fevziut ndërsa tha “Kujt po i kërcet për fletoren e e Dvoranit.”
“Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari, cila do të jetë anëtarja e re e Kushtetueses”, pyeti gazetari Fevziu, ndërsa Meta nuk u kursye në përgjigje. “Kjo histori ka përfunduar.
Është ajo që ka dekretin e Presidentin. Mbaroi historia. Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit. Kështu është.
Po shko dhe ti bëj një betim gjëkundi. Jemi shtet i së drejtës jo Republikë Noteriale. Kjo është histori e përfunduar, e kopsitur.”, deklaroi Meta, teresisht ne “renie te lire” dhe i “rreshqitur” nga koordinatat e nje kryetari shteti.
/a.r