Partia Demokratike është përfshirë në një operacion lobimi kundra të nominuarës së presidentit Trump për ambasadore në Shqipëri, Kathleen Kavalec. Media amerikane ka hedhur dritë, për këtë përfshije destruktive të PD në politikën e jashtme amerikane.
Daily Beast, një media e njohur online, i ka dedikuar një shkrim të gjatë diskreditimit të diplomatëve amerikanë.
“Qeveri të huaja po përdorin një strategji të reja për të anashkaluar zyrtarë amerikan të cilët nuk i pëlqejnë duke lëshuar baltë mbi ta, e portretizuar si armiq të presidentit Trump”, shkruan Daily Beast.
Duke iu referuar një zyrtari amerikan, gazetarët e Daily Beast shkruajnë se përmes kësaj strategjie ia dolën të sabotojnë të nominuarën e SHBA për ambasadore në Shqipëri.
E ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit e kaluan në vetting pa asnjë problem zonjën Kathleen Kavalec dhe morën aprovimin e qeverisë shqiptare, ajo pak përpara shkuarjes në Senat i telefonoi kreut të Komitetit për Politikën e Jashtme, senatorit Ron Johnson.
Daily Beast shkruan se as Kavalec dhe as kolegët e saj në DASH se dy javë më parë stafi senatorit Ron Johnson kishte hapur një linjë komunikimi me një lobist të paguar nga opozita shqiptare Partia Demokratike.
Komopania lobuese e PR, Sonoran Policy Group përmes drejtorit ekzekutiv Christian Bourge kontaktoi këshilltarin kryesor të senatorit Ron Johnson ku krahas çështjeve si korrupsioni/siguria dhe narkotrafiku, u fol edhe për të nominuarën Kavalec.
Për këtë përfshirje të PD kundra Kavalec ka folur edhe ish këshilltarja kryesore e presidentit Trump për sigurinë, Fiona Hill.
Në dëshminë e saj në Kongres, muajin e shkuar, Fiona Hill fajësoi PD-në për atë që ndodhi me të nominuarën për president.
Ajo tha: “Unë besoj se ishte një ishte një goditje që erdhi ndaj Kavalec nga demokratët shqiptarë. PD mori informacionin se e nominuara për ambasadore kishte folur me Chris Steele. Këtë e përdorën ta shkatërromin atë dhe kandidatura e saj të tërhiqej nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ky është një shëmbull se si dikush u trajtua në mënyrë poshtëruese”.
Është e paqartë, shkruan Daily Beast, se çfarë lobistët e PD kanë thënë rreth zonjës në komunikimet e tyre në Senat. Por definitivisht ata kanë gatuar konspiracione mes DASH dhe Shtëpisë së Bardhë.
/a.r