Gjyqtari slloven Slavko Vinçiç do të gjykojë ndeshjen kualifikuese Euro 2020, Shqipëri-Francë, e cila do të luhet të dielën më 17 nëntor në stadiumin e ri të kryeqytetit.
Slloveni ka qenë arbitër kryesor dhe në takimin Itali-Shqipëri në Palermo, ndeshje që pati gjithashut probleme. Ndihmës të tij do të jenë Klançnik dhe Kovaçic.
Gjyqtari 37-vjeçar është një emër i njohur për Kombëtaren kuqezi.
Ai në vitin 2011, në miqësoren e 15 nëntorit të luajtur në Prilep kundër Maqedonisë së Veriut, ndeshje që mbaroi 0-0, por prej tij u toleruan për ulërimat e tifogrupit “Majmunët”, mbështetës të Pobedës. Në atë takim tifozët nacionalistë maqedonas kanë hedhur gjatë gjithë 90 minutave kore anti-shqiptare me sfond racist dhe ekstremist.
Vinçiç, ndonëse e kuptonte mjaft mirë se çfarë vreri vinte nga tribunat, në asnjë moment nuk denjoi të ndërpresë ndeshjen.