Prej 38 vitesh një vajzë nga Uellsi ka arritur që të mbajë të fshehtë faktin se ishte e verbër, madje një gjë të tillë nuk e dinte as familja e saj.
Në vitet e para të jetës, Zena Cooper u diagnostikua me një lloj sëmundjeje dhe më pas kishte humbur shikimin.
Katër vite më parë ajo u zbulua se nuk shikonte nga sytë, kur nuk njohu një nxënës që hyri në orën e këshillimit në shkollë.
Zena më pas bëri një seri gabimesh duke kuptuar se ishte koha për të kërkuar ndihmë, teksa gjithçka e kishte me morizuar në kokë, rrugët dhe çdo gjë tjetër.
“Unë gjithmonë i planifikoja gjërat përpara, duke numëruar hapat, duke memorizuar ndjenjën e sipërfaqes së tokës nën këmbët e mia dhe kujtesën dëgjimore.
Kur isha e vogël nuk e kuptoja që isha ndryshe. Mendoja se të gjithë njerëzit shihnin si unë. Por me kalimin e viteve kuptova se ishte tepër vonë për tu thënë njerëzve që nuk shikoja.
Si mund ti thoni dikujt që e keni njohur prej vitesh se në të vërtetë ju kurrë se keni parë fytyrën e tyre”, tha ajo.
Cooper shton se kishte frikë të tregonte, duke menduar se të tjerët do ta shikonin me sy tjetër.
“Kisha frikë nga skepticizmi. Shumë njerëz mendojnë se të verbrit shohin vetëm errësirë, por 90 % prej nesh kanë një perceptim të dritës. Kisha edhe siklet. A do të më trajtonin njerëzit ndryshe? A do ofendoheshin që nuk u kisha thënë? Ajo që kisha frikë më së shumti ishte keqardhja e tyre”, shtoi Zena.
Pasi e kuptoi që duhet të tregonte të vërtetën, ndihma që mori ishte një qen udhëzues. /a.r