Gjykata e Apelit liroi nga burgu ish-drejtorin e Hipotekës, Durrës Ardjan Iljazaj.
Ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Iliazaj u arrestua pak ditë më parë, nën akuzë për tjetërsim të pronave në bregdet. Ai u bë i njohur edhe në rastin e një videoje, ku një qytetari që kërkonte zgjidhje për problematikën e tij, iu përgjigj “Shko tek Rama që ta zgjidhi hallin”, duke iu referuar platformës së Bashkëqeverisjes.
Gjykata e Shkallës së Parë vendosi “arrest në burg” për ish-drejtorin e Hipotekës dhe 18 punonjës të tjerë të këtij institucioni, si edhe për ish-punonjësit e ish-komunës Ishëm.
Apeli ndryshoi masën e sigurisë edhe për dy të arrestuarit Renaldo Pastërma dhe Albert Doda.
/a.r