Policia Rrugore ka forcuar kontrollet ndaj transportin publik urban qytetas sa i takon shkeljeve të rregullave të qarkullimit, ndërkohë që ka gjobitur 89 drejtues autobusësh.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se monitorimeve dhe verifikimeve në terren, janë evidentuar edhe disa mangësi që kanë të bëjnë me sinjalizimin rrugor, të cilat do t’i adresohen entit pronar për t’u përmirësuar sipas standardeve të parashikuara në dispozitat ligjore.
Të njëjtat burime theksojnë se këta drejtues mjetesh janë konstatuar duke hapur dyert për të lënë dhe për të marrë pasagjerë jashtë stacionit të miratuar, si dhe janë proceduar 62 drejtues të tjerë, pasi mjetet e tyre janë konstatuar të pushuar në stacionet e autobusëve duke i penguar këta të fundit të pozicionohen në hapësirat e miratuara për marrjen dhe lënien e pasagjereve.
g.kosovari