Marilyn Monroe tronditi kombin kur ajo këndoi për John F. Kennedy në maj të vitit 1962, “gëzuar ditëlindjen z. President”.
Aktorja jo vetëm që bëri një interpretim provokuese, por i la të gjithë pa frymë me fustanin e ngushtë që i nxirrte në pah format e saj të mrekullueshme.
Fustani i saj ishte aq e ngushtë, saqë mendohet se stilisti Jean Louis ia ka qepur veshur.
Por, në një libër ku miqtë rrëfejnë historitë e treguara nga Mike Nichols, zbulohet se bomba bionde nuk kishte veshur të brendshme nën atë fustan ikonik.
Libri titullohet Jeta nuk është gjithçka: Mike Nichols, Si kujtohet nga 150 nga miqtë e tij më të ngushtë.
Historia e Majk u transmetua nga opinionisti i “New York Times”, Maureen Dowd.
“Kur Marilyn i këndoi Gëzuar Ditëlindjen Jack Kennedy me fustanin e famshëm që duhej të vishej, fustani i stilistit Jean Louis, Majk ishte aty atë natë,” u tha Dowd autorëve Ash Carter dhe Sam Kashner.
Kjo është foto e vetme e Marilyn me John dhe Robert Kennedy.
Veshja e Monroe ishte e paharrueshme për pamjen e saj nudo, të pastër.
Ajo gjithashtu i bëri shumë njerëz të pyesin nëse ajo kishte një lidhje me Kennedy i cili ishte martuar me Zonjën e Parë Jacqueline Bouvier Kennedy në atë kohë.
Gjithashtu, ishte vëllai i tij Robert F. Kennedy, dhe gjithashtu spekulohej se Marilyn po flinte edhe me të.
Monroe vdiq tre muaj më vonë në gusht në shtëpinë e saj në Los Angeles./ Javanews
g.kosovari