Kuvendi i Shqipërisë ka thirrur ditën e nesërme në orën 10:00 të paradites një seancë të jashtëzakoshme plenare lidhur me situatën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese.
Presidenti Ilir Meta futi dje në në ngërç ngritjen e Gjykatës Kushtetuese duke dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në vendin që ishte zënë nga Arta Vorpsi par përfundimit të afatit 30 ditor të presidentit Ilir Meta për t’u shprehur mbi listën e propozuar nga KED.
Pas përfundimit të afatit, Vorpsi e cila kryesonte listën e pikëzuar u shpall gjyqtare e Kushtetueses por për të nisur detyrën do duhet të betohet para presidentit i cili u shpreh qartë ditën e djeshme se nuk do të organizojë ceremoninë e betimit për të. Meta tha se KED nuk mund t’i vendosë afate presidentit, duke e quajtur kreun e saj Ardian Dvorani mafioz dhe të përdorur politikisht. /e.s/