Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka futur sërish në përplasje institucionet e shtetit. “BalkanWeb” mëson se Arta Vorpsi ka bërë betimin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, jo tek Presidenti i Republikës, por tek noterja.
Betimi i gjyqtares Arta Vorpsi është kryer pranë noteres Miranda Xhemalçe pasi kreu i shtetit la të kuptohet se nuk do ta betonte Vorpsin si anëtare të Kushtetuese me pretendimin se janë shkelur procedurat dhe Kushtetuta nga KED-ja. Pas kalimit në Kuvend, Arta Vorspi ka zgjedhur të “driblojë” Presidentin e Republikës, Ilir Meta i cili shfaqi rezerva të forta për hapat që ka ndjekur KED-ja në lidhje me këtë kandidate.
Për këtë veprim të ri, Arta Vorpsi, ka vënë menjëherë në dijeni Presidentin e Republikës, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi si dhe Gjykatën Kushtetuese. Para noteres, ndër të tjera ka deklaruar Vorpsi ka deklaruar: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”. /e.s/