Gjashtë shqiptarë të akuzuar për vjedhje sendesh me vlerë janë arrestuar orët e fundit në Greqi dhe Itali.
Në Edesa të Greqisë u kap një 24-vjeçar, i cili pasi kërkoi ujë në banesën e një gruaje 86-vjeçare, i mori asaj bizhuteritë me vlerë 700 euro. Pas denoncimit, ai u arrestua, ndërsa bizhuteritë iu kthyen pronares.
Ndërkaq, në Napoli të Italisë u arrestuan 5 shqiptarë, të akuzuar për grabitje dhe përvetësim të mallrave të vjedhura. Fillimisht u ndaluan 2 shqiptarë që udhëtonin me një automjet, të cilëve iu gjetën 4 mijë euro që nuk i justifikonin dhe më tej u ushtrua kontroll në banesën e tyre, ku ndodheshin edhe 3 shqiptarë të tjerë.
Aty u gjetën sende me vlerë, si ora roleks, unaza apo varëse, të cilat policia dyshon se janë grabitur.
g.kosovari