Fondi për Kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2020 parashikohet rreth 4.5 miliardë lekë.
Nga rreth 1.9 miliardë lekë që ky fond ishte në vitin 2013, që prej vitit 2016 fondi i kompensimit është planifikuar në rritje nga vit në vit duke kulmuar në vitin 2022 me 5.5 miliardë lekë.
Rritja e fondit të kompensimit në vlerë të pronarëve bëhet në mbështetje të reformës së ndërmarrë nga qeveria për trajtimin e ish-pronarëve pjesë e së cilës është kompensimi në vlerë për t’u realizuar brenda periudhës 10-vjeçare, të parashikuar dhe në ligjin“Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit”.
/a.r