Konsulenti ligjor në PD, Çlirim Gjata, ka komentuar situatën Astirit.
Gjata tha se me ardhjen e PD në pushtet do të dëmshperblehen të gjithë banorët që u është prishur ndërtesa, si dhe paralajmëroi burg për hartuesit e projektit.
“Edi Rama nuk e njeh Shqipërinë si atdhe, por si vendlindje. Kjo është shkallë e ulët e emancipimit. Sot ka qenë një veprim në kundërshtim me të drejtat e njeriut, nëpërmjet dhunës arriti të përziente njerëzit e varfër nga shtëpia.
Mos prisni nga ne të marrim pushkat. Edi Rama pret që ne të marrim armët. PD për këtë ka lindur që të mos bëjë luftë klasash.
Ka kodi civil 2 nene që e ndalon të shembësh shtëpinë e tjetrit atje. Është edhe gjykata e Strasburgut që e ndalon të shembësh pa u dëmshpërblyer. Ai nuk pyet për këto, ka nxjerrë VKM.
Këtu do bëhet një projekt 20 mln euro një kilometër. Këtu është problemi që në lidhje me oligarëtkt hartohen të tilla projekte.
Zgjidhja që ne mendojmë është se do i dëmshpërblejmë 100%. Do të ndërmarrim një plan për hetimin e projektit dhe do hyjë në burg nga i pari deri te roja.
Ne do të shohim edhe ligjin antimafia. Po të ishte transparent projekti do shpronësoheshin njerëzit. Nuk mund të shkosh te qytetari. Këtu problemi është se të gjithë kemi bërë nga një gjë. Ti pse shkon dhe jep tapitë te një pjesë dhe te një tjetër jo”, tha Gjata për ABC News.
Gjata nuk u kursye as me ndërkombëtarët.
“Sa herë dëgjoj ndërkombëtarët më vjen të iki me vrap. A bërtitën me të madhe kur thonë meritojmë të hyjmë në BE, a nuk ishin këta me Mogherinin, me Vlahutin me Hahn, me Drakula, që thanë do hyjmë në BE ku e sheh BE-në e këtyre”, tha Gjata.
Më tej ai u ndal edhe tek çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.
“Pse e lejojnë shkeljen se është përgjegjësi e tyre. Me këto nene që bëjnë e lanë vendin dy vjet pa Gjykatë Kushtetuese. Jemi në kushtet ku Gjykata Kushteuese po krijohet me shkelje”, tha ai.
Ndërkohë i pyetur nga moderatorja nëse presidenti mund të mos lejojë betimin e anëtarëve të emëruar nga Kuvendi, Gjata u shpreh:
“Kushtetuta thotë që fillon puna vetëm pasi bëhet betimi te presidenti. A do i pranojë apo jo presidenti këtë e di ai, ne nuk ndërhyjmë”, tha Gjata, ndërsa e mbylli fjalëj e tij sërish me një mesazh për ndërkombëtarët.
“Këta ndërkombëtarët bëjnë deklarata, por nuk mbajnë përgjegjësinë. Kush na jep garanci që kjo drejtësi që del nga kjo reformë do vërë vërtet drejtësi”, përfundoi Gjata. (ABC)