Andrea Agnelli është një njeri pragmatik dhe të Dielën në mbrëmje, më shumë sesa të shqetësohej për shpërthimet emocionale te Cristiano Ronaldos, ai pëlqeu golin e Paulo Dybalas i cili zevendesoi kampionin portugez, shkruan Javanews. Megjithatë kjo nuk do të thotë që çështja Ronaldo ka kaluar pa u vënë re, por do të zgjidhet si zakonisht tek Juventus, me drita të fikura dhe pa shumë zhurmë.
Linja është e qartë, e thjeshtë dhe e përbashkët: Maurizio Sarri e tha qartë pas fundit te lojës: “Nëse Cristiano la stadiumin para fundit te ndeshjes, ky është një problem që ai do të duhet ta zgjidhë me shokët e tij”), dhe kjo është në përputhje me atë që mendon edhe klubi, informon Javanews. Asnjë rast mediatik, thjesht një pyetje për t’u sqaruar në dhomën e zhveshjes.
Ronaldo nuk do të gjobitet, por do t’i tregohet se, në të ardhmen, do të jetë më mirë të shmangen qëndrime të caktuara. Këto situata zakonisht trajtohen nga zv.presidenti i Juventus Pavel Nedved dhe veçanërisht nga drejtori sportiv Fabio Paratici. Ky i fundit tashmë ka marrë kontakt të dielën në mbrëmje me Jorge Mendes, prokuratorin e Ronaldos, dhe sa më shpejt të jetë e mundur do të sqarojë episodin me personin në fjalë. Shokët, nga ana tjetër, ende presin një ndjesë nga kampioni portugez në dhomat e zhveshjes, njofton Javanews.
Pergatiti per Javanews: A.Rada