Partia Demokratike në qeveri garanton shpërblimin cent më cent të banorëve të Unazës së Re.
Është kjo deklarata e bërë ditën e sotme nga ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.
“Sot shteti shqiptar ka shkelur ligjet shqiptare, kjo sakrificë do të shpërblehet cent për cent me para. Por do të shpërblehet me vënien përballë përgjegjësisë së ligjit, banditët dhe kriminelët që kanë guxuar të dhunojnë banorët e Unazës”, u shpreh Balliu.
Sipas tij, janë disa banorë të dëmtuar rendë në mënyrë barbare dhe makabre.
“Kanë dhunuar fëmijë e të moshuar. I kanë hedhur nga çatia. Dikush ka shembje. Salillari dhe IKMT janë kapur në shkelje flagrantë. Dhuna që kanë përjetuar këta banorë sot ka qenë e tmerrshme. As në filma nuk realizohet dot. Ky do të jetë mision që nuk do shkojë kot. Kjo do të dëmshpërblehet dhe me vënien përballë të gjithë banditëve që kanë dhunuar banorët e Unazës. Nuk do të rreshtim pa marrë informacione që nga polici më i thjeshtë që ka ushtruar dhunë, deri tek i fundit. Rama për shqiptarët zgjodhi gazin lotsjellës”, deklaroi Balliu.
/a.r