Një fakenews qarkulloi sot në media i përhapur nga deputetja e PD Oriola Pampuri e cila deklaroi se një protestues i Astirit ka vdekur dhe gjendej në morg.
Sikurse shihni edhe nga video e më poshtme, ish-deputetja e PD deklaron se Mahmut Himallari ka vdekur dhe trupi i tij gjendet në morg, çka më vonë rezultoi e pavërtetë.
Sipas nenit 230 të Kodit Penal, kryerja e veprave me qëllim përhapjen e panikut në popullatë ose për të detyruar organe shtetërore, shqiptare ose të huaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar, ose për të shkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura thelbësore politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit shqiptar, të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm…
Pampuri: Zotëria, është zyrtare, zotëria ka humbur jetën. Për këtë Edi Rama do të mbajë përgjegjësi. Një nga banorët e Unazës, një nga protestuesit sot ka humbur jetën për shkak të dhunës që është ushtruar nga policia e Sandër Lleshit dhe Edi Ramës.
Gazetari: Është e konfirmuar kjo?
Pampuri: Tani sapo ma konfirmojnë banorët që kishin komunikuar me familjarët. është një turp për të cilin do të mbani përgjegjësi. është një krim i cili lidhet drejtpërdrejtë me Edi Ramën.
Gazetari: Emrin e personit?
Pampuri: Mahmut Himallari.