Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. I arrestuari është R.Z në Durrës, i dënuar me parë për armë mbajtje pa leje.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma-Itali, pasi Gjykata Bergamo / Itali, ka lëshuar Urdhër Arresti, për lëndë narkotike, ku pas procedurave në vendin tonë pritet të ekstradohet drejt shtetit fqinj. Arrestimi i tij ka ardhur nga hetimi i Narkotikëve Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Po kështu në Durrës është arrestuar, A.F., 31 vjeç, banues në Kosovë. Ky person ka tentuar që të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara në Portin e Durrësit.
/a.r