Kuvendi i Shqipërisë votoi dje dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.
Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj shprehet se anëtaret e reja janë zgjedhur për herë të parë përmes një procesi të pandikuar nga politika, por vetëm nga merita dhe profesionalizmi.
“Urime Artës, Elsës dhe Fionës, anëtareve të reja të GjK! Janë aty në saj të një procesi tërësisht kushtetues e të pandikuar politikisht. Integriteti dhe profesionalizmi i spikatur që mbartin ju dha atyre nderin dhe përgjegjësinë për të ushtruar këtë funksion të lartë publik”, shprehet deputeti socialist.
Xhafaj shpreh besimin “ato do të dinë të dëshmojnë objektivitet, paanshmëri dhe profesionalizëm në vendimmarrje, në shërbim të ligjit dhe interesit qytetar”.
/a.r