• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fati i 35 kompanive me 550 milionë dollarë kredi të këqija vendoset në dhjetor

by A R
26/10/2015 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka e Shqipërisë dhe qeveria në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave dhe asistencën e Bankës Botërore do të përcaktojë brenda muajit dhjetor se sa nga 35 kompanitë do të shkojnë për ekzekutim, sa do çohen në falimentim dhe cilat do të ristruktorohen.

 

Pas këtij përcaktimi, brenda dhjetorit të vitit të ardhshëm i gjithë plani duhet të jetë ekzekutuar. Të dhënat zyrtare tregojnë se 35 kompanitë në fjalë, emrat e të cilave nuk bëhen publike, kanë mbi 52 për qind të totalit të kredive me probleme.

 

E shprehur në vlerë, kjo do të thotë se këto kompani ose grupe tregtare kanë në total rreth 65 miliardë lekë ose 550 milionë dollarë kredi të këqija, duke u shndërruar në burimin kryesor të pasigurive në sistemin financiar dhe ekonominë kombëtare.

 

Megjithatë, edhe pse është një nga pikat më të rëndësishme ajo e trajtimit të borxhlinjve më problematikë, nuk është e vetmja. Veç kësaj autoritetet parashikojnë edhe 11 masa të tjera të detajuara nga amendimet në Kodin e Procedurës Civile, deri në ndryshimin e procedurave të përmbarimit, për t’i bërë ato efikase.

 

Ndërkohë që brenda vitit pritet të miratohet edhe ligji i ri i falimentit, i cili e bën më të lehtë vendosjen në faliment të kompanive të vdekura financiarisht. Autoritetet thonë se është e rëndësishme që të zgjidhnin ngërçin e krijuar nga borxhi i keq në ekonomi.

 

Dy muajt e ardhshëm pritet të jenë intensivë në këtë drejtim, pasi shumica dërrmuese e masave për uljen e kredive të këqija, qoftë ndryshimet ligjore apo ato procedurial, e kanë si afat përfundimtar fundin e vitit. Në fund të tremujorit të dytë, kreditë e këqija ishin rreth 20.3 për qind e totalit, ose mbi 110 miliardë lekë. Top-Channel/

Next Post

Autorët e vrasjeve masive në Kosovë 'enden të lirë në Serbi'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

Siguria e furnizimit me energji, raporti: Shqipëria nuk ka ende një plan përgatitjeje

December 23, 2025
Molotovët dhe gurët ndaj Policisë, arrestohen katër militantë të opozitës

Molotovët dhe gurët ndaj Policisë, arrestohen katër militantë të opozitës

December 23, 2025
BE i jep dritën jeshile Macron-it: Është mirë të flitet me Kremlinin

BE i jep dritën jeshile Macron-it: Është mirë të flitet me Kremlinin

December 23, 2025
Alarm nga shërbimet perëndimore të inteligjencës: Rusia mund të sulmojë Starlink

Alarm nga shërbimet perëndimore të inteligjencës: Rusia mund të sulmojë Starlink

December 23, 2025
“Flota e Artë” me armë hipersonike! Trump njofton ndërtimin e anijeve të reja, do të mbajnë emrin e tij

“Flota e Artë” me armë hipersonike! Trump njofton ndërtimin e anijeve të reja, do të mbajnë emrin e tij

December 23, 2025
Moti për sot i paqëndrueshme, me vranësira mesatare dhe reshje lokale

Moti për sot i paqëndrueshme, me vranësira mesatare dhe reshje lokale

December 23, 2025
Berisha bëhet gati për “Foltoren”, Lapaj i “liron” vendin/ Zhvendos protestën disa metra më tutje

“More 64 mijë vota dhe nuk mbledh dot 64 vetë!”, Lapaj: O do të bjerë Edi, o do të më lërë shëndeti mua!

December 23, 2025
Gjinishi: PD nuk e bën dot rotacionin, nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet

Gjinishi: PD nuk e bën dot rotacionin, nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet

December 23, 2025
“Nuk ka opozitë”, Luca përplaset me Demaliajn: Qeveria nuk ka ankth se ka përballë paçavuren PD

“Nuk ka opozitë”, Luca përplaset me Demaliajn: Qeveria nuk ka ankth se ka përballë paçavuren PD

December 23, 2025
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, ‘Reuters’ publikon analizën

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In