Ishte fundi i ndeshjes dhe ndoshta mbrojtësi i Eintracht ishte i turbulluar, duke menduar se po luante… regbi.
Në një moment David Abraham drejtohet të marrë topin dhe godet me forcë trajnerin kundërshtar, Christian Streich.
Stoli i Frajburgut nuk mund të rri i qetë, dhe fillon kaosi, me lojtarët që fillojnë të përballen njëri me tjetrin.
Arbitri dënoi me të kuqe Abrahamin “regbist” si dhe Grifon e Frajburgut, më gjaknxehti në mbrojtjen e “nderit” të trajnerit të tij.
Ndeshja mbaroi 1-0 për Frajburgun.