• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Autorët e vrasjeve masive në Kosovë ‘enden të lirë në Serbi’

by A R
26/10/2015 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbët vazhdojnë të fshehin kriminelët. Pavarësisht dëshmive bindëse, Serbia ka dështuar të ndjekë penalisht policë dhe ushtarë përgjegjës për vrasjen masive më të madhe të luftës së Kosovës, ku mbetën të vrarë 350 shqiptarë, thuhet në një raport të ri. Njëzet autorët e dyshuar të vrasjeve të të paktën 350 shqiptarëve të Kosovës në pranverën e vitit 1999 ende jetojnë në Serbi dhe nuk janë ndjekur asnjëherë penalisht, sipas raportit të ri të publikuar të premten nga Qendra për të Drejtën Humanitare me bazë në Beograd.

Drejtoresha e Qendrës për të Drejtën Humanitare, Sandra Orloviç, tha se ishte vrasja më e madhe masive e luftës në Kosovë, por edhe një nga krimet më të mëdha të të gjitha konflikteve në ish-Jugosllavi. “Ky është një shembull i koordinimit të njsive ushtarake dhe policore, që rezultoi në vrasjen e të paktën 350 njerëzve dhe një numër i madh civilësh u dëbuan,” tha Orloviç në konferencë për shtyp në Beograd.

Ajo tha se pavarësisht provave, shumica e të pandehur janë ende në poste të larta brenda ushtrisë dhe policisë serbe. “Ky raport synon gjithashtu të tregojë se ka një mosndëshkimi sistematik për krime lufte në Serbi,” tha Orloviç.

Raporti prej 59-faqesh i titulluar “Dosja: Operacioni Reka” është i bazuar në dokumentet dhe dëshmitë nga Gjykata Penale Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, dokumentet shtetërore dhe dëshmitë e viktimave. Ai thotë se mëngjesin e 27 prillit 1999, rreth dhjetë njësi policore dhe ushtarake filluan një operacion të quajtur Reka, duke filluar nga fshatrat përreth pranë qytetit të Gjakovës.

Më pas ata hynë në fshatra me tanke, dëbuan civilët shqiptarë nga shtëpitë e tyre, u morën paratë dhe i ndanë burrat nga gratë.

Shumica e burrave u vranë. Trupat e tyre më vonë u gjetën në një varr masiv në kryeqytetin serb Beograd, ndërsa gratë dhe fëmijët ishin dërguar në Shqipëri.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë ka dënuar gjashtë zyrtarë të lartë serbë si përgjegjës për vrasjet. Në shkurt Interpoli lëshoi një “alarm të kuq” duke bërë thirrje për arrestimin e 17 luftëtarëve të Ushtrisë Jugosllave për pranim dhe ekzekutim të urdhrave për sulm. “Alarmet e kuqe”, gjëja më e afërt me një urdhër arresti ndërkombëtar, janë lëshuar si rezultat i hetimit dy-vjeçare nga misioni i sundimit të ligjit të BE-së në Kosovë (EULEX).

Shumica e burrave të kërkuar janë aktualisht në Serbi, përfshirë një anëtar aktual të parlamentit nga Partia Progresive, Momir Stojanoviç. Por duke qenë se Serbia nuk e njeh Kosovën dhe nuk ekstradon shtetasit e saj për krime të dyshuara lufte, ajo nuk ka ndonjë detyrim për të vepruar sipas aktakuzave të EULEX-it.

Sipas Raportit HLC-së, roli Stojanovicit në vrasje ishte “i rëndësishëm” sepse ai ishte ndër ata që planifikuan dhe nisën operacionin.

Next Post

Vetëdorëzohet i kërkuari i Lazaratit dhe kërkon gjykim të shkurtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In